×
  • Sport
  • Sport

    A duhet të largohet Challandes? Ky është mendimi i Afrim Tovërlanit

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 11:15

    Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.


    Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut.

    Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.

    Pas ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ka folur në lidhje me të ardhmen e Bernard Challandesit në krye të “Dardanëve”.

    “Challandes e ka bërë një punë të madhe me Kosovën. Largimi ose qëndrimi i tij është punë e FFK-së dhe jo e imja. Por, në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur loja e Kosovës”, tregoi “Toki” në “Klan Kosova”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!