Cristiano Ronaldo është njëri nga futbollistët më të paguar në botën e futbollit
Ylli portugez aktualisht është pjesë e Juventusit dhe përfiton 30 milionë euro në vit, por ai gjithashtu ka përfitime të shumta edhe nga reklamat dhe bizneset e tjera që posedon, shkruan Reporteri.net.
33 vjeçari nuk e ka patur të lehtë rrugën për t’u bërë futbollist profesionist, derisa vinte nga një familje e varfër.
Nëna e tij, znj.Maria Dolores e kishte rritur Ronaldon me sakrifica të shumta, por në fund ai ia kishte shpërblyer të gjitha.
Futbolli është një sport fitimprurës, derisa lojtarët mund të realizojnë ëndrrat e tyre duke blerë se çfarë ua do zemra.
Dikush investon në vetura luksoze e pushime nga më të shtrenjtat, derisa CR7 pagën e parë që e kishte marrë si futbollist ia kishte dhuruar nënës së tij, duke i thënë se tani nuk ka nevojë më të punojë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.