Kemal Ademi nuk i ka thënë ‘JO’ përfundimisht Kosovës
Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu në një intervistë për Radio Televizionin e Koosvës ka treguar se Kemal Ademi nuk ia ka mbyllur dyert Kombëtares së Kosovës, shkruan Reporteri.net
“Nuk është e vërtet se Kemal Ademi e ka refuzuar Kosovën. Edhe kryetari Agim Ademi edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë të angazhuar në këtë drejtim,” ka thënë Eroll Salihu.
“Çdo lojtar që ka kualitete dhe dëshirë do të ftohet nga Kosova,”.
Kujtojmë që 23 vjeçari po shkëlqen me Baselin ku ka shënuar 5 gola në këtë edicion./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.