Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka qenë analist i mediumit “Supersport” për ndeshjen Shqipëri – Turqi.
Pas humbjes 2-0, Federata Shqiptare e Futbollit e shkarkoi trajnerin italian Christian Panucci i cili nuk pati rezultate të mira me kombëtaren shqiptare. Albert Bunjaku i është përgjigjur zërave që e lidhin atë me postin e trajnerit te Shqipëria.
“Jo, jo nuk kam pasur negociata. Kam qenë vetëm në panel për të analizuar ndeshjen me Turqinë” deklaroi Bunjaku për Indeksonline.
47 vjeçari bëri të ditur që është në pritje për të lidhur bashkëpunim me ndonjë skuadër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.