×
  • Sport
  • Sport

    A ishte ky momenti kur Mourinho zbuloi se ai ka folur me Ronaldon për t’iu bashkuar Juventusit?

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 16:54

    Jose Mourinho ka pranuar se një ish-lojtar i ka kërkuar atij që t’i bashkohet klubit të tij – duke lënë të kuptohet kështu se ai mund të ketë folur me Cristiano Ronaldon për tu bërë trajner i Juventusit.


    Kishte pasur raporte se Ronaldo i ka kërkuar ish-menaxherit të tij, që ishte në krye të Real Madridit, që të trasnferohet në Torino këtë verë, shkruan Reporteri.net

    Pasi Max Allegri u shkarkua nga puna e tij, bosi portugez zbuloi se një ish-futbollist i tij ishte përpjekur që ta bindte atë për t’iu bashkuar atij në klub.

    Duke folur për BeIN Sports, Mourinho tha: ‘Një nga lojtarët që unë kam një mardhënie shumë të mirë me të, ai luan për një ekip dhe më tha mua, “Ti duhet të vish këtu sezonin e ardhshëm”, ndërsa unë i thash, “Ata nuk më duan mua”.

    Pastaj ai më tha mua, “Ti fiton tre ndeshje dhe ata fillojnë të të duan ty”.

    “Kjo është… ne jemi profesional dhe ne kemi respekt për njëri tjetrin, edhe nëse kemi reagime të këqia në fushë, në konferenca për media, një lojtar mund të jetë më agresiv me një tjetër.

    “Jemi njerëz prej industrisë së njejtë, tek e fundit kemi respekt për njëri tjetrin”, ka thënë Mourinho.

    Mourinho pritet të fillojë punën si menaxher këtë verë, pasi flitet se ka rreth 4 oferta në tavolinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!