Anthony Joshua si duket çdo ditë vjen me një teori të re për humbjen që e pësoi ndaj meksikanit Andy Ruiz në duelin i cili u zhvillua më 1 qershor.
Anglezi humbi të tre titujt botërorë në kategorinë e rëndë të IBF, WBO dhe WBA, kundër meksikanit i cili arriti ta nokautonte hiç më pak se katër herë, shkruan Reporteri.net
Tani, Joshua ka dalë me një teori tjetër se çka e shkaktoi humbjen turpëruese ndaj atij që askush nuk priste se do të mund ta mposhtte anglezin.
Ai beson se “Një goditje me fat” shkaktoi humbjen shokuese të tij ndaj Ruizit dhe ka kritikuar rivalin e tij që e çoi luftën aq gjatë.
Joshua u pyet se si e humbi luftën kundër Ruizit, ndërsa përgjigjja e tij ishte befasuese.
“Humba nga një goditje me fat. Prej një goditjeje të dërguar prej Zotit”, ka thënë Joshua.
Ai insiston se pasi ai u lëndua në raundin e tretë, Ruizi do të duhej të tregonte më shumë agresivitet dhe ta përfundonte meçin më shpejtë.
“Nuk e di se çfarë tronditje ishte, sigurisht, pas luftës nuk e dija se çfarë raundi u ndal lufta.
“Kështu që unë jam i shokuar që Ruizit iu deshën edhe 4 raunde të tjera që të më mposhtte mua”, ka thënë Joshua.
Anglezi pritet që në dhjetor të boksojë përsëri në një rimeç i cili do të ringjallë interesim të madh për publikun./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.