Xhaka mund të humbasë shiritin e kapitenit.
Granit Xhaka kërkoi falje të enjten, pasi ditë më parë shau tifozët në stadiumin ‘Emirates’, teksa po largohej shumë i zemëruar nga fusha.
Sido që të jetë, kërkim falja s’mund ta shpëtojë atë nga heqja e shiritit të kapitenit.
Të paktën kështu ka lënë të kuptohet trajneri, Unai Emery, duke konfirmuar se është rihapur sërish debati se kush duhet të jetë tani kapiten.
“Ne po presim deri të hënën ose të martën [për të vendosur për shiritin e kapitenit”, u shpreh Emery këtë të premte.
Emery gjithashtu ka konfirmuar se nuk planifikon ta inkuadrojë në lojë kapitenin e skuadrës, Granit Xhakën, në ndeshjen e së shtunës kundër Wolves, në kuadër të Premierligës – mesfushori shqiptar pritet të qëndrojë jashtë skuadrës edhe për këtë ndeshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.