×
  • Sport
  • Sport

    Abdixhiku: Unë, Edoni, Albioni, Mbappe e këta

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 8:29

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mori pjesë në eventin futbollistik të organizuar nga Komuna e Prishtinës për nder të 26 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit kosovar.

    Në ndeshjen e Yjeve, ku morën pjesë futbollistë e artistë të ndryshëm, Abdixhiku ishte në ekipin e Edon Zhegrovës dhe Albion Rrahmanit.

    E pas ndeshjes e cila u mbyll pa fitues, 6:6, Abdixhiku i pati disa fjalë:

    Unë, Edoni, Albioni, Mbappé e këta

    Sonte, në lojën humanitare, në mbështetje të fëmijëve me nevojë, në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës. Mes figurave të jashtëzakonshme të sportit e artit, mes djemve dhe vajzave të futbollit, atyre që sot shkëlqejnë e dikur kanë shkëlqyer.

    Natyrisht, mes një publiku fantastik.

    Përfunduam 6:6.

    Ekipi i Edon Zhegrovës dhe ekipi i Milot Rashicës.

    Trajneri Tovërlani më dha rolin e sulmuesit. Në njërin krah kisha Albionin, në tjetrin Edonin. Dhe, për të folur nga të del shpirti, në televizor, shpejtësia e tyre është marramendëse. Në fushë, ishte edhe më e frikshme.

    Miqve e gjithë atyre që morën pjesë sonte, dhe kryetarit Rama, një falënderim i veçantë për pjesëmarrje dhe për këtë organizim.

    Sidomos portierit tonë Vedatit; i cili në zhveshtore, mes të qeshurave siç di vetëm ai, na mori gjysmën e energjisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!