Eric Abidal është emri më i përfolur këto ditë pasi ishte Leo Messi që iu kundërpërgjigjë ashpër atij pas akuzave që francezi kishte dhënë për futbollistët e Barcelonës në lidhje me Ernesto Valverden
Shkarkimi i Ernesto Valverdes si duket nuk është pritur mirë nga ana e Eric Abidal, ish-futbollist dhe tani drejtor sportiv te Barcelona, shkruan Reporteri.net
Ai së fundi ka folur edhe për Xavin, i cili ka thënë se ka pasur një ofertë nga Abidal për të marrë drejtimin e Barcelonës, por tani francezi e ka mohuar një gjë të tillë.
“Pata një ofertë nga Barcelona, ku u kontaktova nga Eric Abidal dhe Oscar Gray, por nuk e pranova atë. Motivi për mua është i thjeshtë. Nuk jam ende gati për të drejtuar një klub të madh si Barcelona, por kjo do të jetë ëndrra ime për të ardhmen,” kishte thënë Xavi.
Ndërkaq, Abidal tani ka thënë se nuk ka pasur asnjë ofertë për Xavin.
“Nuk kishte asnjë ofertë. Nëse ai e mori një ofertë, atëherë le ta tregojë sepse unë s’e kam parë”, ka thënë Abidal.
“Në takimin e parë që ne e patëm, Xavi na dëgjoi dhe, në të dytën, ai na e tregoi planin e vet. Ajo që doli në media ishte më shumë politikë sesa sport. Unë s’merrem me politikë, flas vetëm për futboll,”.
Së fundi po raportohet se Abidal do të shkarkohet nga Barcelona pasi kundër tij fuqishëm ka dalur Leo Messi. /Reporteri.net/