Teksa është takuar me familjarët dhe njerëzit e tij të afërt në vendlindje, Januzaj nuk ka hezituar të bëjë vizita edhe në disa prej vendeve më historike të Kosovës.
Gjatë ditës së premte, futbollisti shqiptar vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.
Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej teksa bënte homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Ai kishte shkruar “Respekt” në mbishkrimin e fotografisë, teksa në një imazh tjetër është fotografuar në shiritin ku citoheshin fjalët: “Jemi gjaku që ndjejmë në vena, jemi fryma që ne gëzojmë”.
Përndryshe Adnan Januzaj është i lindur dhe rritur në Bruksel të Belgjikës, por pavarësisht kësaj është shumë i lidhur me rrënjët e tij, Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.