Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit i është ndryshuar masa, nga arrest shtëpiak, në paraqitje në stacionin policor.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal, në çështjen penale kundër të pandehurit A.A, për shkak të veprës penale Keqpërdorim i besimit nga neni 330 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe veprën penale Shmangie nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-se, ka vendosur sipas kërkesës së mbrojtjes së të pandehurit, për zëvendësimin e masës së Arrestit shtëpiak në masën Paraqitja në stacion policor dhe dorëzani, dhe pas marrjes së përgjigjes nga Prokurori i Shtetit me datën 14.04.2023, mori Aktvendim me të cilin është pranuar kërkesa e mbrojtjes së të pandehurit për zëvendësimin e masës së Arrestit shtëpiak në masën Paraqitja në stacion policor dhe dorëzani, dhe i ndërpritet masa e Arrestit Shtëpiak. I pandehuri A.A lirohet menjëherë nga kjo masë”, tha Gashi për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.