×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi tregon se deri kur do të jetë Bernard Challandes trajner i Kombëtares së Kosovës

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 11:35

    Bernard Challandes ka bërë një kthesë të madhe në kombëtaren e Kosovës, duke i sjell rezultate pozitive, pas një rrugëtimi jo aq të mirë në kualifikueset e botërorit.


    Stili i lojës së Kosovës është aq i bukur, saqë medie të huaja kanë vendosur Dardanët në pozitën e 9, kur është fjala tek kombëtaret më emocionuese për tu parë.

    Duket se presidenti Ademi e ka kuptuar këtë gjë, pasi ka thënë se do ta mbajnë Challandes tek Kosova deri sa ai të vendosi për pensionin.

    “Challandesi do të jetë me neve deri në pension. Dihet që trajnerët mbahen me rezultate, por Challandesi bën punë jo vetëm me pjesën e ekipit A, por është shumë i angazhuar edhe në punë tjera. Ne e kemi një sistem bazik se si t’i ngremë talentet tona të reja. E kemi parë që futbollistët e moshave të njëjta nuk kanë zhvillim të njëjtë. Pra për ata që jetojnë këtu ka ngecje nga moshatarët e tyre që jetojnë në Zvicër e në Gjermani dhe me Challandesin po e bëjmë punën ta fusim të njëjtin mentalitet, që të jetë i barabartë zhvillimi i talentit këtu më atë të Evropës. Ne jemi duke e kërkuar fajtorin pse nuk po zhvillohet talenti këtu si duhet, a është faktori infrastrukturë, puna profesionale ose çështja ekonomike? Këtë jemi duke e hulumtuar me ekspertë dhe bashkë me Challandesin po shohim ta gjejmë zgjidhjen më të mirë”, ka deklaruar Agim Ademi për gazetën “Zëri”.

    Bernard Challandes afrohej tek kombëtarja Dardane kur kjo e fundit udhëhiqej nga legjenda Fadil Vokrri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!