Agim Agushi është futur përsëri në librin e rekordeve “Guinness”. Zhongleri kosovar e ka regjistruar rekordin e ri botëror sot në Viti të Kamenicës pasi e veshi/zhveshi 152 herë fanellën sportive derisa po e godiste ndërkohë topin me kokë. Këtë rekord e regjistroi në ditën e pavarësisë së SHBA-ve.
Zhongleri kosovar Agim Agushi e ka thyer sot një tjetër rekord botëror, duke e shkruar përsëri emrin e tij në librin e rekordeve të “Guinness”, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, Agushi e ka regjistruar rekordin e ri në vendlindjen e tij, në Viti, ndërsa e ka zgjedhur 4 korrikun, një datë speciale, respektivisht për t’i nderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarëisë së saj.
Këtë herë, rekordi i Agushit nuk ishte aspak i zakontë.
Ai e veshi dhe e zhveshi fanellën për më shumë se 100 herë duke e goditur topin me kokë, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë askush në botë deri tash.
“4-Korrik 2029/Viti. Eďhe një rekord i ri GUINNESS në Viti. 152 Veshje-zhveshje te faneles sportive”, ka shkruar Agushi në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.