Erling Haaland dje shënoi hat-trik në fitoren 6-2 të Salzburgut ndaj Genkut
Erling Haaland ishte njeriu kryesor i mbrëmjës së parë të Ligës së Kampionëve për këtë edicion, shkruan Reporteri.net
19 vjeçari shënoi hat-trik në fitoren e madhe të Salzburgut, derisa atë nga afër e kanë përcjellur agjentët e Manchester Unitedit.
Haaland pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka vlerësuar lartë talentin norvegjez.
“Është vërtetë mirë ta shohësh atë duke shkëlqyer dhe besoj që të gjithë në Norvegji janë të kënaqur me zhvillimin e tij si fubtollist,” ka thënë Solskjaer.
Kujtojmë që Haaland në 9 ndeshje me Salzburgun këtë edicion ka shënuar 17 gola. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.