E ardhmja e Ibravimovicit ende nuk është përcaktuar edhe pse mediat në Itali shkruajnë se suedezi mund të transferohet tek ish-skuadra e tij Milani.
Në shtëpinë e kuqezinjve ka besim, por Ibra duhet t’i shohë edhe ofertat e Bolonjës dhe Napolit, përcjellë Reporteri.net.
Ndërkaq, agjenti i tij pranoi se Ibra mund të transferohet në Seria A, por nuk e bëri të ditur skuadrën.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht, nëse ai do të kthehej në Seria A, në do ta dalim publikisht dhe ta tregojmë emrin e skuadrës”, tha fillimisht agjenti Raiola.
Kur u pyetën për betejën midis Milanit, Napolit dhe Bolonjës, Raiola dha një përgjigje interesante.
“Kush e di, ai është lojtar i lirë. Unë nuk përjashtoj asgjë, por është shumë e vështirë, Ibra ende duket i shkëlqyeshëm”, përfundoi agjenti i Ibra-s.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.