×
  • Sport
  • Sport

    Agron Kolaj zyrtarisht pjesë e Llapit, nënshkruan kontratë dy vjeçare

    Reporteri
    23 Gusht 2022 | 20:15

    Portieri 21 vjeçar, Agron Kolaj, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë dy vjeçare me KF Llapin. 

    Transferimin e tij ka kohë që e kishte kërkuar trajneri Batatina, i cili edhe i dëshiroi mirëseardhje në ekip.

    Kolaj ishte pjesë e ekipit Besa nga Peja, mirëpo që dy vitet e ardhshme do mbajë fanellën e Llapit.

    “Kolaj vjen si përforcim për portën tonë pas një eksperience dy vjeçare tek ekipi pejan, Besa, tek të cilët ishte pjesë e pa diskutueshme e përbërjes startuese. Ekipi ynë dhe portieri përspektiv kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e kontratës dy vjeçare. Kolaj është bashkuar me ekipin dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e shtabit teknik.”, ka njoftuar KF Llapi në Facebook. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!