×
  • Sport
  • Sport

    Ahmeti: Ademi do të ketë kundërkandidat, garantoj për këtë

    Reporteri
    08 Mars 2022 | 22:32

    Ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, ka siguruar se Agim Ademi do të ketë kundërkandidat për garën e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Pavarësisht se shpalljen e datës së zgjedhjeve e cilëson jo të rregullt dhe joligjore, Ahmeti tha se megjithatë Ademi do të përballet me një kundërkandidat.

    “Ky zotëria [Agim Ademi] që ka thirr Kuvend të jashtëligjshëm, do të ketë kundërkandidat. I garantoj. Edhe në ketë formë që ai ka zgjedh”, tha Ahmeti sonte në emisionin “Pressing” në T7.

    “Unë nuk them emër, por ai do të ketë kundërkandidat. Shumë shpejt do ta dimë të gjithë”, deklaroi Ahmeti.

    Kujtojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ditë më parë e caktoi 6 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për këtë pozitë.

    Kryetari aktual, Agim Ademi, ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për këtë pozitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!