×
  • Sport
  • Sport

    “Ai nuk fliste për korrupsion kur favorizohej me Barcelonën”

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 9:09

    Leo Messi kishte shpërthyer në akuza për referimin sipas tij skandaloz, në humbjen e Argjentinës ndaj Brazilit.


    Argjentinasi kishte thënë se kjo ndeshje ishte e vendosur në atë mënyrë që Brazili të fitonte patjetër dhe se referët e bën të mundshme një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net

    Duke dëgjuar jehonën e kritikave të Messit, futbollisti i Brazilit ka shpërthyer duke mos qëndruar duarkryq.

    “Është frustruese që ato fjalë i thotë dikush si ai, i fortë e i admiruar nga të gjithë. Gjyqtarët kanë dhënë shumë gjëra në favor të tij në Barcelonë, por ai kurrë nuk foli për korrupsion”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

    Lidhur me komentet e Messit ka reaguar edhe Thiago Silva, i cili i ka kujtuar argjentinasit ndeshjen Barcelona – Paris dhe gjyqtarin e asaj ndeshje Aytekin, i cili kishte akorduar dy penalti të paqena./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!