×
  • Sport
  • Sport

    Ai që ia futi përmasë Çekisë përfshihet në formacionin e javës në kualifikueset e Euro 2020

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 14:44

    Mërgim Vojvoda është vendosur në formacionin më të mirë të ndeshjeve të fazës kualifikuese për Euro 2020


    Kosova e mposhti Çekinë në Fadil Vokrri me rezultat 2-1, ndërsa golin e fitores për Dardanët e shënoi pikërisht Vojvoda, shkruan Reporteri.net

    Drenicaku edhe dje nuk i la asgjë rastit dhe dha një deklaratë interesante pas ndeshjes.

    “I hini përmasë Çekisë. Jam shumë i lumtur unë dhe skuadra, është histori të fitosh ndaj Çekisë,” ka thënë Vojvoda.

    Ndërsa, sot France Football ka shpallur formacionin më të mirë ku aty është i përfshirë edhe Mërgim Vojvoda, i cili është në mesin e yjeve si Varane, Ramos, De Jong e Harry Kane.

    Ndryshe, Kosova të martën luan me Anglinë në Southampton në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të kualifikueseve për Euro 2020. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!