Pas largimit të disa yjeve, drejtuesit e Ajaksit janë duke menduar për disa afrime cilësore, teksa ditën e sotme zyrtarizuan sulmuesin e kombëtares holandeze, Kuinsi Promes.
27-vjeçari u transferua nga spanjollët e Sevijas drejt kampionëve të Ajaksit për 16 milionë euro plus bonuset.
Promes firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin nga kryeqyteti, teksa do t’i bashkohet skuadrës së re më datën 8 korrik.
Në të kaluarën sulmuesi 27-vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e Tuentes, Go Ahed Eagles, Spartakut të Moskës dhe Sevijas, transmeton Panorama.
Me spanjollët Promes u aktivizua 33 takime, teksa arriti të shënonte 2 gola. Me fanellën e kombëtares holandeze, futbollisti i ri i Ajaksit numëron 37 takime, ku ka shënuar 7 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.