Ajaxi do të jetë nikoqir i Liverpoolit në kuadër të përballjes së fazës të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të luhet në stadiumin Johan Cruijff Arena, me The Reds që cilësohen si favoritë.
Për këtë sfidë, skuadra holandez nuk do të mund të llogarisë vetëm në Antony që ka mungesë të përgatitjes fizike.
Në anën tjetër, Jurgen Klopp do të ketë shumë mungesa si, Thiago Alcantara, Alisson Becker, Joel Matip, Alexander Oxlade-Chamberlain dhe Virgil van Dijk, që janë të lënduar, derisa Naby Keita është në dilema për paraqitje.
Formacioni i mundshëm i Ajaxit: Onana; Mazraoui, Schuurs, Blind, Tagliafico; Klaassen, Kudus, Promes; Neres, Tadic, Antony.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Adrian; Alexander-Arnold, Fabinho, Gomez, Robertson; Keita, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Nga ora 21:00 do të luajë edhe Manchester City që e pret Porton në fazën e grupeve të garës më të madhe për klube në Evropë.
Për këtë takim, Pep Guardiola do të jetë pa lojtarët si Kevin de Bruyne, Gabriel Jesus, Aymeric Laporte dhe Benjamin Mendy, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Porto nuk mund të llogarisë në Ivan Marcano dhe Mouhamed Mbaye, që janë të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Dias, Ake, Cancelo; Rodri, Gundogan, Foden; Torres, Aguero, Sterling.
Formacioni i mundshëm i Portos: Marchesin; Manafa, Mbemba, Pepe, Sanusi; Oliveira, Otavio, Uribe; Corona, Marega, Anderson.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.