×
  • Sport
  • Sport

    Ajeti në telashe, dëshiron të huazohet, por nuk guxon t’i bashkohet asnjë skuadre evropiane

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 13:51

    Albian Ajeti nuk e ka gjetur mirë veten në Premier Ligë


    Sulmuesi me origjinë nga Kosova, por që reprezenton Zvicrën në arenën ndërkombëtare iu bashkua West Hamit gjatë verës për shumën prej 8.7 milionë euro, shkruan Reporteri.net

    Ajeti këtë edicon ka luajtur 7 ndeshje me West Hamin, 5 në Preimer Ligë dhe 2 në Kupë.

    Related imageIsh-sulmuesi i Baselit ka kërkuar që të huazohet diku për gjashtë muaj në mënyrë që të luajë sa më shumë. Një gjë të tillë West Hami ia ka mundësuar atij, por ekziston një problem.

    Ajeti nuk mund të huazohet në asnjë skuadër evropiane pasi ai e kishte luajtur këtë edicion me Baselin para se të transferohej te londinezët.

    Image result for Albian AjetiRregulloret e UEFA-s nuk lejojnë një lojtar që të luaj më shumë se për dy skuadra evropiane brenda një sezoni.

    Kështu, tani 22 vjeçari do t’i duhet që të huazohet te ndonjë klub jashtë kontinentit të Evropës, pra në Amerikë, Kinë ose Japoni./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!