Skuadra tashmë më e pëlqyer për dashamirët e futbollit kosovar Feronikeli ka treguar anën humane të saj.
Feronikeli, ka vendosur që t’u japë bileta falas të gjithë invalidëve të luftës që dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen kthyese kundër The New Saints, në stadiumin Fadil Vokrri, në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Rreth 3000 biletave që do shiten, skuadra ka vendosur që aty të jenë pjesë edhe invalidët e luftës por duke ua mundësuar hyrjen gratis.
Të gjithë invalidët që shfaqen me kartela te pikat hyrëse para ndeshjes, do ta kenë hyrjen falas në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
“Për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë kjo ndeshje, lusim të gjithë që të paraqiten me kohë në stadium”, shkruhet në njoftimin e skuadrës.
Rikujtojmë se ndeshja do të zhvillohet të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ rreth orës 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.