Liridon Kalenderi nuk ka arritur të përfundojë garën në Buzet, pasi sot ka pasur aksident, i cili në dukje të parë duket mjaft i frikshëm, por që për fat të mirë të tij ka kaluar vetëm me dëme materiale.
“Kam pasur aksident në vozitjen e parë dhe më vjen shumë keq që ndodhi, sepse realisht nuk është dashur të ndodhte. Përparësia ndaj rivalëve ka qenë e madhe, prandaj nuk kam pasur nevojë të rrezikojë asgjë. Mirëpo, duket se asfalti në atë pjesë nuk ka qenë shumë i përshtatshëm, por me gjasë edhe vetura në trapin e prapmë nuk ishte në gjendjen më të mirë. Sidoqoftë, gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale, por po e përsëris që më vjen shumë keq që e humbëm mundësinë të kthehemi me fitore nga një garë kaq prestigjioze”, ka thënë Kalenderi pak çaste pas aksidentit.
Ndërsa, dje ai ishte bindshëm më i miri në provat zyrtare dhe me të drejtë pritej që sot të ishte i pari.
Garën nuk e ka përfunduar as pretendenti tjetër për të fituar, italiani Antonino Migliuolo, i cili po ashtu sot ka pasur aksident. Kosova në Buzet u paraqit me 7 garues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.