Nuk i ka shijuar dot pushimet Arbër Aliu, që është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, pas një aksidenti të pësuar në liqen.
Mbrojtësi i Erzenit, ishte në liqen duke bërë xhiro me një motor uji, por është aksidentuar duke humbur jetën.
Ka qenë madje e vështirë për të gjetur trupin e tij, pavarësisht punës së polumbarëve.
Aliu në të kaluarën, ka luajtur me Partizanin U-19 dhe ekipin e parë të të kuqve, ndërsa karrierën e ka vazhduar më tej me skuadra si Kamza dhe Skënderbeu, Turbina dhe Tërbuni.
Varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 11:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.