×
  • Sport
  • Sport

    Aksidenti tragjik ia merr jetën pilotit 19-vjeçar

    Reporteri
    30 Maj 2021 | 15:13

    Piloti 19-vjeçar, Jason Dupasquier, nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit të frikshëm të ditës së djeshme. Fatkeqësisht ai ka humbur jetën ditën e sotme dhe bota e MotoGP është në zi.


    Piloti i CarXpert PruestelGP në Moto3, kreu një aksident në provat e garës së Mugellos në Itali. Dupasquier humbi kontrollin e motorit, teksa po garonte me 130 km/h.

    Zvicerani u godit në kokë dhe gjoks nga motori i tij, ndërsa më pas u godit edhe nga Jeremy Alcoba e Ayumu Sasaki. Jason humbi ndjenjat dhe një helikopter e transportoi në një spital të Firences.

    Një operacion delikat në kokë nuk dha efektin e pritur, plagët nuk u shëruan dhe djaloshi u nda nga jeta sot në moshën më të bukur, humbje që i ka trishtuar të gjithë.

    https://twitter.com/MergenHbrAjansi/status/1398974464109563905?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1398974464109563905%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fshekulli.com.al%2Faksidenti-tragjik-i-merr-jeten-pilotit-19-vjecar%2F

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!