×
  • Sport
  • Sport

    Aktorja me premtim të madh për lojtarët e Perusë nëse shkojnë në finale

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 18:33

    Peruja u kualifikua në gjysmë-finale të Kopa Amerika, teksa arriti të eliminojë Uruguajin, të cilët ishin favoritë për të fituar këtë kompeticion.


    Që futbollistët të japin më të mirën duhet të kenë një shtysë, dhe për këtë ka menduar aktorja e njohur peruane, Stefani Kajo, e cila ka dhënë një premtim për futbollistët e kombëtares.

    Premtimi i saj është, se do të ofrojë një puthje për futbollistin që do të shënojë.

    Mesa duket ky është një motiv më shumë, për të gjithë lojtarët e kombëtares që të japin më të mirën dhe të mundohen të shënojnë sa më shumë.

    Tek kombëtarja peruane është rritur optimizmi se mund t’ia dalin, dhe të gjithë janë në mbështetje të tyre, ashtu siç është edhe aktorja e njohur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!