Për Cristiano Ronaldon asgjë nuk është e pamundur, sidomos kur bëhet fjalë për paratë.
Klubi saudit Al Nasr e ka përgatitur një kontratë të “çmendur” për Ronaldon, në mënyrë që ai të rinovojë.
Ronaldo përfitonte shifra të përafërta edhe nga kontrata aktuale, mes rrogës dhe aktiviteteve promocionale për Arabinë Saudite.
Por sipas ‘Al Khabar’, marrëveshja e re do t’ia sigurojë atij 200 milionë euro në sezon vetëm si rrogë.
Gazeta pretendon se përfitimet e Ronaldos nga kontrata e re janë rreth 3,8 milionë euro në javë, më shumë se 500 mijë euro në ditë, për qëndrimin e tij te Al Nasr në një marrëveshje që mendohet se është “shumëvjeçare”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.