Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje pavarësisht humbjes nga Bjellorusia.
Tekniku francez deklaroi se i duhet më shumë kohë për të analizuar se çfarë ndodhi.
“Është vështirë të thuhet pse nëse analizojmë më thellë. Jemi në disponim negativ dhe na duhet më shumë kohë që të analizojmë se çfarë ndodhi”.
“Kur jam në lojë jam brenda lojës, nuk mendoj për asgjë tjetër. Nuk mendoj për largimin. Më duhet më shumë kohë për të analizuar se çfarë ndodhi, pamë disa gabime që s’duhet të kishin ndodhur”.
“Kjo është realitet, në futboll nuk kemi siguri se çka mund të ndodhë. Unë kam folur dhe kam dhënë instruksione gjatë lojës, por nëse ju nuk do dëgjoni ajo është tjetër, nuk ka pasur gjëra të mira në këtë ndeshje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.