Që nga humbja nga skuadra gjermane e Frankfurtit, skuadra e Barcelonës nuk po di të “këndellet”, shkruan Reporteri.net.
Mbrëmë skuadra e Barçës është mposhtur në Camp Nou me rezultat minimal 0-1 nga Rayo Vallecano.
Ndërkaq, përveç këtyre dy skuadrave, skuadrës katalune humbje në shtëpi i shkaktoi edhe Cadiz CF, me rezultat përfundimtar 0-1.
Aktualisht skuadra e Barcelonës është larg asaj të Real Madridit për 15 pikë në rënditjen tabelare të La Ligës.
E, për këtë, në vitin 2018 mbrojtësi i krahut të Barçës, Jordi Alba kishte thënë se nëse do të ndodhte një gjë e tillë në Barcelonë do i vrisnin ata.
“Nëse Real Madridi do të jetë 15 pikë para nesh në renditje tabelare, në Barcelonë do të na vrisnin”
Vlen të përmendet se nga ardhja e Xavit si trajner i Barçës, ata ishin larg prej 12 pikëve nga Real Madrid.
Ndeshjen e ardhshme katalunasit do ta presin skuadrën e Mallorca, e cila do të luhet me 1 maj, nga ora 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.