Alban Bushi, trajneri i U-21 të Shqipërisë ka dhënë një sqarim rreth festës që djelmoshat e tij e bënë pas fitores 2-1 ndaj Kosovës
Shqipëria U-21 e mposhti Kosovën U-21 me rezultat 2-1 në kuadër të kualifikueseve për Euro 2021, shkruan Reporteri.net
Pati shumë debat pas kësaj fitore me djelmoshat e Shqipërisë që festuan në zhveshtore pasi mposhtën vëllanë e vogël.
Por, Bushi ka thënë se festa ishte krejt normale pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe Kosova kur e kishte mposhtur Shqipërinë 3-0 në miqësore.
“Natyrisht, ishte emocionuese të luanim kundër Kosovës, por futbolli ka adrenalinë. Edhe kur luaj vetë kalçeto, kundër vëllait tim, unë festoj nëse fitoj”, ka thënë Bushi.
“Pra, nuk ka vend për paragjykime e diskutime, se pse e festuam fitoren ndaj Kosovës. Ne nuk thamë asgjë për festimet e Kosovës, pasi mundi Shqipërinë 3-0 në atë miqësore të luajtur në Zvicër. Kjo ishte hera e parë, që nuk bëja tifo për Kosovën”.
“Natyrisht, doja të fitonte skuadra ime, por kjo nuk do të thotë se jam kundër Kosovës. Ne kishim më shumë raste se Kosova. Shkonim me pasime të shkurtra te porta e kundërshtarit, por njëkohësisht edhe duke përdorur Brojën si pikë e fortë”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.