Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki është rrëfyer në një bisedë të gjatë në lidhje me pikëpamjet e tij për “Dardanët”, situatën aktuale te Përfaqësuesja, Superligën e Kosovës, formën e lartë të Mirlind Dakut dhe të ardhmen e tij.
“Dardanët” pas pranimit në UEFA dhe FIFA debutuan në eliminatoret e Kupës së Botës 2018 nën drejtimin e Bunjakit.
Pas largimit të tij nga detyra, erdhi zvicerani Bernard Challandes, i cili e nisi mbarë aventurën me Kosovën, duke e fituar Ligën D të Kombeve, dhe duke e dërguar skuadrën pranë Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Megjithatë, tani gjërat nuk duken të jenë në binarë, pasi “Dardanët” nuk kanë fituar që një vit si dhe e humbën mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020” pas humbjes nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e “play-offit” këtë muaj.
Bunjaki ka thënë se do t’i rikthehet futbollit, derisa zbulon se është duke pritur ndonjë ofertë nga FFK-ja.
“Për momentin jam në pritje të një oferte nga FFK-ja për bashkëpunim, por e gjithë kjo është në dorën e tyre. Kam shpreh interesim për bashkëpunim. Si gjithmonë jam i gatshëm të kontribuoj në vendin tim dhe jam shumë i motivuar për një projekt të ri”, deklaroi të enjten për “Zeri.info” Albert Bunjaki.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.