Kombëtarja e Kosovës do të luajë me Maqedoninë e Veriut më 8 tetor me fillim nga ora 20:45
Kjo ndeshje është më e rëndësishme në historinë e Kombëtares së Kosovës, pasi në rast të fitores do të ishte edhe më afër kualifikimit në Kampionatin Evropian, shkruan Reporteri.net
Albert Bunjaku që ishte trajneri i parë i Kosovës beson fuqishëm se ‘Dardanët’ do të fitojnë ndaj Maqedonisë edhe pse i vlerëson lartë si skuadër.
“Mendoj që gjasat janë shumë reale, edhe pse Maqedonia momentalisht është me e kompletuar, por prapë se prapë Kosova nuk është rastësisht këtu ku është. Por Maqeodnia është një Kombëtare që realisht mund të mposhtet,” ka thënë Bunjaku në një prononcim ekskluziv për Reporterin.
Bunjaku ka thënë se mungesat e Muriqit, Rrahmanit, Rashicës e Kryeziut janë shumë të mëdha, por që përsëri beson se Kosova do të arrijë kualifikimin në finale të play-offit të Ligës së Kombeve.
“Situata nuk është e mirë sa i përket mungesave te Kosova sidomos e disa lojtarëve që jo vetëm nga aspekti sportiv, por edhe nga aspketi i karakterit të lidershipit janë shumë domethënës për Kosovën.
Ish-trajneri i Kosovës e ka vlerëusar lartë Maqedoninë duke thënë se është një skuadër shumë mirë e organizuar.
“Maqedonia është më kompakte, ka një organzim të mirë të lojës, një disiplinë më të madhe dhe e ka përvojën. Në letër ndoshta është favorite, por une besoj shumë te Kosova.
“Unë kam besuar fuqishëm që Kosova ka me shku tutje edhe përkundër vështirësve. Unë mendoj që Kosova ka me arrit me kalu këtë pengesë,”.
Ndryshe, Kosova në rast se fiton nesër kundër Maqedonisë do të kualifikohet në finale të play-offit të Ligës së Kombeve, aty ku do të takohej me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.
Në rast se do të fitonte edhe në finale atëherë do të kualifikohet në Kampionatin Evropian që do të mbahet verën e ardhshme./Reporteri.net/