×
  • Sport
  • Sport

    Albin Kurti e uron Florian Markun për fitoren e mbrëmshme

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 12:13

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka uruar boksierin shqiptar, Florian Markun për fitoren e mbrëmshme ndaj Rylan Charlton.


    Marku detyroi kundërshtarin ta dorëzojë meçin në raundin e tetë, ndërsa vazhdoi serinë pa humbje si boksier, shkruan Gazeta Express.

    Për këtë sukses, Kurti uroi Markun për vazhdimin e serisë pa humbje dhe fitores së madhe që arriti.

    “Boksit profesionist ndërkombëtar po i shtohet edhe një kampion shqiptar. Florian Marku dje vazhdoi rekordin e tij pa humbje me një fitore të jashtëzakonshme. I përgatitur mirë, i vendosur dhe i disiplinuar. Suksesi i tij i mbrëmshëm na gëzoi të gjithëve. I uroj Florianit fitore të njëpasnjëshme dhe karrierë të gjatë e të suksesshme” – shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!