×
  • Sport
  • Sport

    Albin Kurti po e përcjell nga afër ndeshjen e basketbollit Kosova-Danimarka

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 20:15

    Kosova sonte po përballet me Danimarkën në sfidën parakualifikuese për FIBA Eurobasket 2025.

    Për të parë nga afër ndeshjen ka shkuar edhe kryeministri Albin Kurti, ku Reporteri.net ka siguruar disa foto ku shihet kreu i qeverisë në sallë.

    Kjo është hera e parë që përballen Kosova dhe Danimarka, që garojnë në Grupin C, ku vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese, kualifikohen në xhiron e dytë të parakualifikimeve.

    Për shkak të masave anti-Covid në Kosovë, lejohen vetëm 10 % e tifozëve në palestër, të cilët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit dhe të mbajnë maska.

    Tifozët e Kosovës “Dardanët” pas dy vjetësh rikthehen në palestër, që i kanë munguar shumë basketbollistëve.   /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!