×
  • Sport
  • Sport

    Albin Tahiri kualifikohet tutje në slalom, zuri vendin e 33-të

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 19:45

    Albin Tahiri është kualifikuar në disiplinën e sllallomit në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.


    Tahiri doli i 33-ti në garën e sotme, me kohë 1:51.22 minuta nga të dyja lëshimet.

    Arbi Pupovci zuri vendin e 43-të me kohë 2:05.09 minuta, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finalen e sotme.

    Shkaku i kushteve të vështira, 67 garues nuk arritën të përfundojnë garën.
    Në lëshimin e nesërm, Albini do të ketë numrin rendor 94. I urojmë fat dhe suksese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!