Mefail Guri nga Shkupi, i lindur në vitin 1962 është alpinisti nga Maqedonia e Veriut që humbi jetën gjatë ditës së djeshme në malin Olimp në Greqi.
Lajmin për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme si dhe nga SH.B.E. “Shkupi”.
Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të SH.B.E. “Shkupi” udhëtuam në Greqi për tu ngjitur në malin e Olimpit.
“Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Guri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10m. Pasi qe ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej . Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej dy minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë te cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat te keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.
Shkaku i vdekjes pritet të mësohet nesër pas kryerjes së autopsisë në Selanik, ndërsa sipas informatave fillestare, ka të ngjarë që alpinisti Guri të ketë pësuar sulm në zemër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.