×
  • Sport
  • Sport

    Alvin Karaqi fiton luftën e tretë në Minsk, por ia sheh sherrin ukrainasit

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 13:25

    Alvini e mbyll me fitore garimin në Minsk 2019, por i kushton humbja nga ukrainasi në sekondën e fundit.


    Karateisti Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

    Garuesi ynë mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Maloviq.

    Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi, Valerii Chobotov, nënkampion bote, në luftën e dytë, ia mohon kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë.

    Me dy humbje dhe një fitore, Karaqi përfundoi i treti në grupin B, të kategorisë -84 kg.

    I urojmë më shumë suksese Alvinit në garat e ardhshme ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!