Përderisa ekipet nga Superliga e Kosovës në kategorinë e meshkujve nuk arritën për 3 vite të kualifikohen, atë e bënë vashat nga Mitrovica.
Klubi i Futbollistik i femrave nga Mitrovica – KFF ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League duke u bërë ekipi i parë në futboll që siguron pjesëmarrjen në këtë rang garash.
Me këtë sukses të vashave nga Mitrovica është shprehur krenar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka shpërndarë lajmin, O’Connell ka uruar Klubin Futbollistik të femrave nga Mitrovica për suksesin e arritur.
Ekipi nga Kosova është në mesin e 32 skuadrave më të mira në Champions League.
Vashat mitrovicase kanë mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 klubin nga Mali i zi, FK Breznica.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.