Christian Heldt, ambasdori gjerman në Kosovë ka reaguar pas rastit të Ilja Iviqit
Ilja Iviq, djaloshi që luan te Flamurtari dhe që ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-19 e Kosovës është emri më i përfolur këto ditë, shkruan Reporteri.net
Prindërit e futbollistit të Flamurtarit u larguan nga puna në Komunën e Graçanicës pasi djali tyre kishte pranuar ftesën që të luante për Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Ky lajm ka tronditur edhe ambasadorin Heldt, i cili ka bërë këtë reagim në Twitter.
“Kjo është tronditëse! Futbolli është respekt, futbolli po kalon kufijtë, futbolli është integrim, futbolli thjesht është për të shijuar ndjenjën e të qenit së bashku. Kjo është arsyeja pse Federata e Futbollit të Gjermanisë e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës. Idealet sportive siç duket nuk po ndahen nga disa njerëz,” shkruan Heldt në Twitter. /Reporteri.net/
This is shocking! ⚽ is sharing, ⚽ is respect, ⚽ is crossing boundaries, ⚽ is integration, ⚽ is simply enjoying being together. That is also the spirit in which ?? with @DFB supports @FFK_KS. Sports ideals apparently not shared by some people. #nosegregation #footballunites https://t.co/KlGxWNcj7B
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) February 22, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.