×
  • Sport
  • Sport

    Amir Abrashi rikthehet në shtëpi, firmos zyrtarisht në Zvicër

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 13:25

    Aty ku bëri hapin e madh rikthehet pas shumë vitesh. Amir Abrazhi zyrtarisht ka firmosur për Grasshopers në kampionetin zviceran në skuadrën që këtë sezon u rikthye në ligën elitare.


    Mesfushori shqiptar vendosi të rikthehej aty ku shpërtheu si lojtar te Grasshopers në 2011 përpara se të kalonte më pas te Freiburg në Bundesligë.

    31-vjeçari sipas njoftimit të klubit, ka firmosur për 2 sezone me Grasshopers teksa kujtojmë që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Baseli po në kampionatin zviceran.

    Abrashi vjen në ish skuadrën e tij si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Freiburg dhe në fjalët e para për klubin tha se mezi priste ta bënte një gjë të tillë

    Abrashi vijon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares kuqezi dhe në dy miqësoret e fundit të Shqipërisë ai mbajti edhe shiritin e kapitenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!