×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani kërkohet nga skuadra e madhe angleze

    Reporteri
    01 Prill 2022 | 16:12

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, njëkohësisht anëtar i skuadrës së Napolit të Italisë, ka nisur të marrë vëmendje nga klube të mëdha nga Premier League, transmeton Reporteri.net.

    Mediumi italian “FootballNews24.it” ka raportuar se skuadra angleze, Manchester United, ka shprehur interesim për të transferuar mbrojtësin kosovar në afatin e verës.

    Ndërkaq, një interesim i tillë vjen si rezultat i performancës së jashtëzakonshme me Rrahmanit, duke e nisur startues pothuajse çdo ndeshje me skuadrën e Napolit.

    Sipas mediumit italian Rrahmani mundet të jetë pjesë e Man Utd, kjo pasiqë Harry Maguire mundet të largohet nga klubi i United si rezultat i një sërë kritikash nga tifozët e kësaj skuadre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!