×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani sërish protagonist në fitoren e Napolit

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 20:23

    Napoli ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në Seria A, këtë herë si mysafir i Fiorentinës.


    “Napolitanët” triumfuan me rezultat të ngushtë 1 – 2, ku goli i fitores u realizua nga ylli i Kosovës, Amir Rrahmani.

    Fiorentina kaloi e para në epërsi përmes Martinez Quatra (28′).

    Por, Napoli barazoi pas 11 minutave, ku Hirving Lozano shënoi pas topit të kthyer nga penalltia e humbur e Lorenzo Insignes (39′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë, ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që shënoi me kokë në portën e Fiorentinës pas një harkimi të Zielinskit (50′).

    Ky gol i solli skuadrës së Spallettit pikët e plota, ku vazhdojnë të jenë lider në Seria A me 21 pikë, ndërsa Fiorentina renditët e dyta me 12 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!