Rivaldo e vlerëson shumë Lautaro Martinez, por sheh një problem. Barcelona po negocion prej kohësh me Interin për blerjen e sulmuesit 22-vjeçar dhe ish-fituesi i “Topit të Artë” me katalanasit, analizon situatën në një prononcim për BetFair.
“Lautaro më pëlqen, i ri, i vendosur, teknikisht i mirë, por çfarë do të ndodhë me Suarez? Uruguaiani mund të luajë edhe 2-3 vite të mira dhe në nivel elitar. Nëse Barcelona investon 111 mln euro nuk e bën për të lënë në stol Lautaron, por për ta hedhur në fushë si titullar.
Suarez është ende një hap përpara në hierarki dhe mund të krijohet një problem pas ardhjes së argjentinasit. Bëhet fjalë për shumë para, Barcelona duhet ta vlerësojë mirë këtë operacion, duke llogaritur krizën e madhe ekonomike.
Dhe diçka e fundit: nëse investohen paratë te Lautaro, atëherë Neymar nuk do të kthehet në Katalonjë. Është e pamundur blerja e të dyve“, deklaron ish-kampioni i botës me Brazilin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.