Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, nuk mund ta mbante të qeshurën kur e kuptoi se trajneri i tij, Carlo Ancelotti, po pretendonte të ishte gazetar gjatë një konference.
Skuadra e Napolit është duke e shijuar verën, përkundër përgatitjeve të vazhdueshme për sezonin e ardhshëm. Kjo vërehet në buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve, që për momentin po përgatiten në malet e Trentinos, në Dimaro, transmeton Gazeta Express.
Gjatë një eventi, të organizuar në fillim të javës nga Napoli, tifozët e klubit italian e patën mundësinë t’u bënin pyetje tre yjeve të skuadrës, Lorenzo Insignes, Kostas Manolas dhe Dries Mertens.
Mirëpo, ishte trajneri Carlo Ancelotti ai që po argëtohej më së shumti në këtë event.
Ai qëndronte i ulur në mesin e publikut dhe, pa paralajmërim, ia drejtoi një pyetje Lorenzo Insignes, i cili pak kohë më parë e kishte shmangur një pyetje nga një tifoz për lidhjen e tij më të mirë me ekipin kombëtar sesa me Napolin.
Në fillim Insigne filloi ta dëgjojë me seriozitet pyetje e trajnerit të tij, i cili u prezantua si “Carlo da Reggiolo”, por pastaj filloi të qeshë.
“Desha ta pyes kapitenin Lorenzo Insignen”, tha Ancelotti, duke bërë shaka. “pse luan më mirë për ekipin kombëtar sesa për Napolin”.
“Është gjithë faji i trajnerit, ti e di këtë gjë”, u përgjigj sulmues, duke qeshur së bashku me Manolas dhe Mertensin.
https://twitter.com/FOXSportsIT/status/1151052004216705024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.