Trajneri i skuadrës së Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për garën për titull në Serie A, interesin e Investcorp për Milanin dhe përvojën e tij me Napolin, përcjell Reporteri.net.
Trajneri italian po dëshmon statusin e tij si një nga trajnerët më të mirë të Evropës këtë sezon, pasi ai është në rrugën e duhur për t’u bërë trajneri i parë që fiton të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës.
Tekniku italian është gjithashtu trajneri i parë që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në katër dekada të ndryshme, një shenjë e jetëgjatësisë dhe përshtatshmërisë së tij.
Duke folur për Radio Uno, Ancelotti diskutoi foli për rikthimin e fundit të Real Madrid kundër Chelsea dhe Sevilla.
“Nuk kërkoj emocione të forta, do të doja të shihja lojëra më të qeta. Magjia e këtij klubi, kësaj skuadre dhe këtyre lojtarëve po del jashtë. Fundi i sezonit nuk është larg. Shpresojmë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Mund të them se jam një trajner me fat. Unë jam duke stërvitur një ekip për të cilin ndihem shumë fort dhe kjo më jep kënaqësi të madhe. Një klub shumë i organizuar. Unë jam ai që duhet të falënderoj Real Madridin, i cili më dha mundësinë të kthehem dhe të drejtoj këtë ekip”.
Veç kësaj ish trajneri i Milanit, foli edhe për kuqezinjtë si dhe për garën për titull në Serie A dhe garën përkatëse të Real Madridit në La Liga.
“Milani ka një shans, ashtu si edhe Interi dhe Napoli. Mendoj se do të jetë një betejë deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit. Është një garë shumë e ekuilibruar. Ende do të ketë rezultate të papritura. Real Madrid ka historinë, traditën dhe cilësinë për të garuar deri në fund.
“Tani kemi një sfidë të vështirë kundër Cityt. Ne do të luajmë letrat tona. Ishte gjithashtu e vështirë kundër Parisit dhe Chelseat. Rregulli i ri i golit si mysafir, i cili nuk është më i dyfishtë, i bën këto sfida më të balancuara dhe emocionuese.”
Trajneri italian komentoi mundësinë që Kylian Mbappe t’i bashkohet Los Blancos në verë.
“Unë them se e ardhmja e këtij klubi, falë presidentit Perez, është e nivelit më të lartë. Dhe do të jetë edhe në vitet e ardhshme, pavarësisht lojtarëve që mund të vijnë.
“Real Madridi bëri histori të futbollit pas luftës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për shumë vite në vijim.”
Veç të tjerash tekniku italian foli edhe interesin e Investcorp në Milan, ku thuhet se janë të gatshëm të paguajnë 1.1 miliardë dollarë për klubin.
“Ne jemi mësuar që kompanitë të blihen nga fondet e investimeve. Në këtë rast, nëse gjithçka kalon, mendoj se mund të jetë mirë për Milanin. Do të jetë një e mirë reciproke.”
Ndërkaq, kur u pyet për të ardhmen e tij tek skuadra e Rossonerëve, tekniku italian mendon se kur të përfundon punën tek skuadra e Los Blancos ai do të tërhiqet si trajner, anipse përmend se skuadra nga Milano i ka dhënë shumë.
“Do të flas për të ardhmen time kur të përfundoj te Reali. Nëse ndaloj pas 20 vitesh, mendoj se do të tërhiqem. Milani më ka dhënë shumë.
“Unë, një këshilltar i mençur i Milanit? Është Maldini që po bën një punë të shkëlqyer”.
Trajneri i Real Madrid ka komentuar lidhjet mes Marco Asensio dhe Milanit.
“Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Vitet e fundit ai ka pësuar një dëmtim në gju që e ka detyruar të ulet jashtë. Ai është i rëndësishëm.
“Unë mund të bëj vetëm një vlerësim teknik dhe ai i ka dhënë skuadrës një dorë të rëndësishme. Nuk e di për të ardhmen. Ai është duke folur me klubin për rinovimin e kontratës së tij. Por unë do të ndalem vetëm në aspektin teknik.”
Veç kësaj ai përmendi edhe kohën e tij tek skuadra e Napolit të Italisë.
“Kam shijuar kohën time në Napoli. Më pas për një sërë gjërash që mungonin lidhja u ndërpre. Më ka ndodhur në Paris. Por unë mendoj se është e drejtë. Për të mirën e të dyja palëve.”
Ai foli nëse ishte më mirë që Roma të fitonte Ligën e Konferencës së Evropës apo të përfundonte në vendin e katërt në tabelë.
“Mendoj se Mourinho e ka rikthyer entuziazmin në një vend që kishte nevojë. Ai po bën një punë të jashtëzakonshme falë cilësive të tij.
“Nuk e di se çfarë mund të ndodhë tani. Mendoj se Mourinho mund të jetë një pjesë e rëndësishme e historisë së Romës”.
Krejtësisht në fund, Ancelotti diskutoi për faktin se Juventusi do të përfundojë sërish në vendin e 4-të në tabelën e ligës.
“Vendi i katërt i Juventusit për herë të dytë radhazi është pak surprizë, po. Mendoj se është një periudhë tranzicioni. Ata kanë bërë investime të rëndësishme si Vlahovic dhe mendoj se mund t’i rikthehen konkurrencës.”