Ancelotti parashikon favoritët për Serie A dhe Kupën e Botës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me ligën italiane dhe Botërorin.

Gjatë një interviste të mbajtur sot, përpara sfidës së ekipit të tij ndaj Almerias, Ancelotti ka folur edhe në lidhje me Serie A dhe Kupën e Botës.

“Unë shoh tre të zakonshmet si favoritë, ndoshta me një bilanc të ndryshëm. Milani ka nënshkruar me një talent interesant si De Ketelaere, duke ndjekur planet e Maldinit”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Interi ka një motor të fortë dhe Romelu Lukaku është kthyer. Juventusi është ende duke punuar në treg, por Di Maria është një biznes i zgjuar. Ai është një kampion në formë, me cilësi dhe përvojë”.

Trajneri italian për Botëror favoritët janë: Brazili, Franca, Anglia, Gjermania dhe Argjentina.

“Mendoj se Brazili dhe Franca janë kombëtaret më të mira, të pasuara nga Argjentina.

“Ekipi i Scalonit është gjithmonë në krye dhe ata ende kanë Leo Messin. Shtoj Anglinë dhe Gjermaninë, dy vende që kanë nisur një proces rinovimi”, përfundoi ai.

Reali ndeshjen e parë në La Liga e luan nesër, në udhëtim te Almeria, me fillim nga ora 22:00.