×
  • Sport
  • Sport

    Andersen kërcënohet me vdekje për shkak se Nunez i Liverpool u ndëshkua me të kuq

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 19:03

    Mbrojtësi i Shqiponjave ia doli më mirë në betejën e tij personale me sulmuesin uruguaian në Anfield, por ai është bërë subjekt i abuzimeve dhe kërcënimeve në rrjetet sociale.

    Joachim Andersen ka treguar se ai ka marrë 3400 mesazhe kërcënuese në internet pasi që ishte në qendër të një incidenti i cili rezultoi me karton të kuq për Darwin Nunez, ku Liverpool dhe Crystal Palace ndan pikët me rezultat 1-1. Mbrojtësi danez provokonte vazhdimisht sulmuesin e Uruguait gjatë kësaj ndeshje në Premier Ligë e që ai përfundimisht u përplas për tokë pas një goditje me kokë nga rivali i tij.

    Nunez është përballur më shumë kritika ndaj tij, madje edhe Jurgen Klopp e ka pranuar se transferi i shtrenjtë bëri një “gabim” serioz, por tifozët e Reds nga e tërë bota vendosën që zhgënjimin e tyre ta shprehin të Andersen pas ndeshjes-se sa t’ia vënë fajin lojtarit të tyre.

    Andersen hapi rrjetet sociale pas ndeshjes së nxehtë në Merseyside për të parë se ai ishte subjekt i abuzimit, me familjen e tij që ishte përfshirë po ashtu në debatet e errëta online.

    “Kam marrë ndoshta më shumë së 3400 mesazhe të tilla mbrëmë. E kuptoj që ju e mbështetni skuadrën e juaj por tregoni respekt dhe mos u tregoni vullgarë online”, shkroi ai në Instagram.

    Andersen postoi një numër të mesazheve në të cilat shkruhej si “do të vrasim”, para se të shkruante: “Shpresoj që Instagrami dhe Premier Liga të bëjë ndonjë gjë për këtë”./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!