Komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj të dielën në mëngjes dha lajmin e befasishëm se ka ndarë rrugët me Radio Televizionin e Kosovës.
Ai publikoi një video nga TikTok teksa komenton golin e Nezirit kundër Portugalisë, përballje e cila ishte e fundit e tij në RTK si komentator.
Ai ka lënë të kuptohet se është ndier “i nënçmuar” nga televizioni në fjalë.
“Këto ditë do t’i përfundoj procedurat administrative për shkëputje të kontratës”, ka thënë ai fillimisht për Nacionalen.
“Në një vend ku ndihesh i nënçmuar dhe nuk vlerësohesh, nuk ke çka humb kohë kot”, ka shtuar ai duke refuzuar të jap detaje të tjera.
Kujtojmë se në një bisedë tjetër telefonike, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte thënë se ende nuk ka pranuar kërkesë zyrtare për largim nga Lokaj.
“Andin Lokaj nuk është larguar nga puna. Jam njoftuar se vendimi është personal por ende nuk kam pranuar kërkesën zyrtare nga ana e tij për përfundimin e kontratës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.