Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur sot në mbrëmje përgatitjet për dy ndeshjet tejet të rëndësishme të këtij muaji.
Dardanët sfidën e parë do ta kenë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” ku takohen me Republikën e Çekisë, derisa tri ditë më pas do të përballen me Anglinë në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Pikërisht ndeshja në Prishtinë do të jetë me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh faktin se çekët llogariten si konkurrent direkt të Dardanëve për një vend që dërgon në Evropian.
Anel Rashkaj ka thënë se në këto dy ndeshje do të kenë përballë dy prej skuadrave më të forta në Evropë.
“Janë skuadrat më të forta në grupin tonë. Jo vetëm në grupin tonë, por edhe në Evropë sidomos Anglia, por edhe çekët kanë kombëtare shumë të fortë dhe me një bagazh të madh në Evropian e Botëror”.
“Do të jetë vështirë, por ne kemi treguar lojë të mira, prandaj duhet të shfrytëzojmë vetëbesimin që e kemi. Luajmë në shtëpi dhe publikun e kemi me veti dhe shpresojmë në rezultate pozitive”, ka thënë Anel Rashkaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.